Albspirit

Media/News/Publishing

Blerina Shaho zhvishet për Interin

Një tifoze e zjarrtë e skuadrës së Interit është edhe modelja 29-vjeçare me origjinë shqiptare, Blerina Shaho, e cila që në fëmijëri ka nisur të ndjekë ndeshjet e zikaltërve duke u kthyer në një prej mbështetëseve më joshëse të këtij klubi. Gjatë një interviste ekskluzive për “Panorama Sport”, tifozja bukuroshe, e cila ka ndezur mediat falë disa fotove nudo me ngjyrat e skuadrës së zemrës, ka thënë:

Si ka lindur pasioni i zjarrtë për Interin?

Pasioni për skuadrën italiane të Interit ka lindur pikërisht nga ngjyra blu në vitin 1996, që në moshën 8-vjeçare. Më pas, duke ndjekur sfi dat e kësaj skuadre, më ka hyrë edhe më tepër në zemër duke u bërë një pjesë e pandashme e imja. Së fundmi kam bërë edhe një tatuazh me stemën e kësaj skuadre.

Cili është idhulli juaj në këtë ekip?

Lojtari im i preferuar i të gjitha kohërave është pa dyshim Marko Materaci, prej të cilit jam frymëzuar për të bërë edhe tatuazhe. Nisa të bëja tatuazhe kur Materaci kishte 23 në total, por tani duhet të ketë edhe më tepër. Megjithatë, shpresoj që të mos bëj edhe unë aq shumë sa ai, ndonëse deri më tani kam bërë nëntë prej tyre, nga të cilët tre i dedikohen skuadrës sime të zemrës, Interi. Ndërsa sa i përket skuadrës aktuale, i preferuari është Ivan Perisiç

Si erdhi ideja për të pozuar nudo me ngjyrat e zikaltërve?

Më ka frymëzuar modelja e njohur amerikane, Kajli Xhener, e cila kishte pozuar edhe vetë, por me një ngjyrë blu më të errët. Nga ai moment mendova që edhe unë duhet ta bëja diçka të tillë, por pa dyshim me ngjyrat e skuadrës sime të zemrës, Interi. Në këtë mënyrë, vendosa që të pozoj “nudo” me këtë ngjyrë, duke qenë se është edhe e preferuara ime.

Ç’mendim keni për ikonën e Interit, Vanda Nara?

Nëse do më duhej të fl isja për Mauro Ikardin, do të thosha që është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe mjaft i rëndësishëm për skuadrën, por Vanda Nara nuk më duket aq tifoze e zjarrtë për këtë ekip. Sipas mendimit tim, ajo është një bashkëshorte mjaft e mirë, por jo më shumë se kaq. Nuk mendoj se mund të quhet një tifoze e çmendur e kësaj skuadre.

A do pozonit sërish nudo nëse Inter arrin tripletën?

Patjetër që po. Jam një përfaqësuese e mirëfi lltë e ngjyrave të kësaj skuadre, si dhe klubit të “Inter Club Albania” dhe jam ndjekëse e rregullt e ndeshjeve të Interit. Nëse do ndodhte diçka e tillë, do të pozoja sërish “nudo” me ngjyrën e skuadrës. Madje, si gjëja më e çmendur që do të mendoja të bëja si tifoze e zjarrtë e kësaj skuadre, do ishte pa dyshim të pozoja “nudo”, por kësaj radhe në ambientet e stadiumit “Giuseppe Meazza”.

Please follow and like us: