Albspirit

Media/News/Publishing

Elton Deda mbron gjestin e Bleona Qeretit

Këngëtarja Bleona Qereti ka qenë këto ditë një nga personazhet më të përfolur në media.

Ajo publikoi dje (e premte) një video në llogarinë personale në Instagram, ku ndante me fansat momentin e ngrirjes së vezoreve të saj. Shumë prej atyre që e panë e cilësuan si një thyerje e tabuve, pasi një gjë të tillë nuk e kishte bërë në këtë lloj forme një person publik më parë. Kishte shumë komente, shumica e cilësuan si banal këtë gjest, e ndërsa pat edhe prej atyre që e përkrahën. Megjithatë, një nga kolegët e saj, këngëtari i njohur Elto Deda, vendosu që gjithashtu të reagojë rreth kësaj çështje duke kritikuar ata që u morën më shumë se ç’duhet me gjestin e Bleonës.

“Sapo u futa në këtë shtëpi virtuale të shpirtrave të sëmurë pashë një ulërimë perverse ndaj Bleonës. Të gjithë masturbuesit femrat ziliqare, që s’kanë patur asnjë orgazëm gjatë jetës, gjithë çunat kampionë që akoma nuk i hudhin naftë makinës, të gjithë u treguan tepër të zgjuar duke dhënë mendime të vyera. Vallaj jeni tepër simpatike. Nuk u morët kurrë me punët tuaja, prandaj ju tremb historia e termometrit” (sic.), ka shkruar Elton Deda.

Please follow and like us: