Albspirit

Media/News/Publishing

Ministri Kotzias: Çamët do të lëvizin të lirë në trojet e tyre

Bisedimet midis ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikoz Kotzias janë lajmëruar se do të vijojnë dhe ditën e sotme, ndërkohë që kujtojmë se ditën e djeshme ministri Kotzias dha një mesazh shpresdhënës për Shqiprinë, pasi mbështese integrimin e saj në BE.

Nga burimet diplomatike në Kretë bëhet e ditur se çështja e Ligjit të Luftës pritet të trajtohet brenda një Traktati të Miqësisë të ri mes dy vendeve, për të cilën nuk ka detaje. Mbetet të shikohet se si do të zgjidhet ndoshta çështja më e madhe në marrëdhëniet mes dy palëve.

Ndërsa mësohet se në lidhje me çështjen çame, si hap i parë do të jetë lejimi i qarkullimit të lirë të qytetarëve shqiptarë me origjinë çame në trojet e tyre.

Please follow and like us: