Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Shqipëria që duam arrihet me mundim patriotësh, jo me gënjeshtra përtacësh

Kryeministri Edi Rama duke folur në rubrikën “Komunikimi javor”, është shprehur se “Shqipëria që duam” është plotësisht e mundur dhe sipas tij është në dorën tonë që ta bëjmë realitet.

Sipas tij kjo Shqipëri bëhet “vetëm me punë dhe jo me llafe, me reforma të vështira e me mundim prej patriotësh, jo me sherre e me gënjeshtra prej përtacësh”.

“Është për të ardhur keq kur e sheh kazanin e politikës të ziejë në vorbullën e llafeve pambarim dhe gënjeshtrave pa asnjë kursim ndërkohë që politika shqiptarëve u duhet për të bërë shtetin, për të rritur punësimin dhe për të garantuar mirëqënien”, është shprehur Rama. Kryeministri ka vijuar më tej: “Kjo vjeshtë histerike e politikës dhe as politika histerike tradicionale e kacafytjes për karriget e humbura, nuk mund të na pengojë dhe nuk do na pengojë të bëjmë detyrën tonë.

Please follow and like us: