Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes papritur artisti i njohur

Shuhet në mënyrë të parakohshme këngëtari i mirënjohur i treves së Malësisë së Madhe Arben Delaj.

Ai ka ndërruar jetë si pasojë e infarkti në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Delaj u godit nga infarkti pak minuta pasi kishte dale nga banesa e tij në Bajzë të Kastratit.

I lindur në këtë zonë në 5 shtator 1969, Delaj do të spikastet që në moshë te re për talentin e tij artistik dhe zërin e radhë. Angazhimet do t’i kishte të shpejta, ashtu si edhe rritjen artistike. Pasi kreu studimet në akademinë e arteve për kanto, duke dalluar mes zërave më të mirë të muzikës tradicionale, ai vendos të rikthehet në vendlindje, ku do të japë një kontribut te çmuar për pasurimin e këngeve folklorike, e jo vetëm.

Delaj gjithashtu ka marrë pjesë në shumë festivale të Gjirokastër me grupin folkorik të Malësisë së Madhe.

Ai gjithashtu është vlerësuar me çmime rajonale e kombëtare.

Kolegët dhe miqtë e tij të afërt nuk kanë vonuar të shprehin ngushellimet e para për këtë humbje te madhe.

Please follow and like us: