Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova fiton 4-3 përballë Letonisë

Suksesin e Shqipërisë e ka përsëritur edhe përfaqësuesja e Kosovës gjatë mbrëmjes së sotme. Kosova mundi në miqësoren e zhvilluar sot në mbrëmje Letoninë me rezultatin 4-3. Takimi u luajt në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Golat për Kosovën u shënuan Rrahmani, Muriqi, Rashani dhe Halimi, ndërsa për miqtë Kluskins dy dhe Sabala. Kjo ishte ndeshja e parë për Kosovën që luan në vendin e vet që prej pranimit në UEFA dhe FIFA. Gjithashtu po sot edhe Shqipëria fitoi në transfertë përballë Turqisë me rezultatin 3-2.

Please follow and like us: