Albspirit

Media/News/Publishing

Netanyahu: Izraeli do të kundërpërgjigjet ashpër për provokimet nga Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka theksuar se forcat izraelite do të kundërpërgjigjen në mënyrë të ashpër ndaj çdo sulmi të kryer nga grupet palestineze mbi territorin e shtetit të tij, raporton Al Jazeera.

“Pavarësisht se për kë bëhet fjalë, ne do të kundërpërgjigjemi në mënyrën më të ashpër ndaj çdo sulmi apo provokimi. Paralajmërojmë të gjitha organizatat, grupet dhe elementet e tjera në Gaza”, ka thënë Netanyahu në takimin e sotëm të qeverisë së tij, transmeton KlanKosova.

Ai është shprehur, se për secilin provokim dhe sulm të kryer mbi Izraelin, fajin do ta kërkojë te Hamasi, ndërkohë që mesazhi i tij vjen në kohën e pakënaqësive të shprehura për vrasjen e të paktën 12 palestinezëve gjatë shembjes së tunelit nëntokësor në kufi me Gazën, që ndodhi ditë më parë.

 

Please follow and like us: