Artan Hoxha tregon përgjimin e Ramës, Bashës, Metës nga Visho Ajazi

Pas propozimit të Visho Ajazi Likës ambasador të NATO-s, nga kryeministri Rama, ka reaguar dhe gazetari investigativ Artan Hoxha. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hoxha është shprehur se krisma nuk ka patur kurrë. Gazetari ka rikujtuar dhe një herë tabletin e humbur me përgjimet e Ramës, Bashës dhe Metës, duke u lutur të mos ketë përfunduar në kroskotin e ndonjë “Range Roveri”. “Ja pra qe krisma nuk ka patur!!!! Edhe ne ka patur ato duhet te kene qene diku larg… Puna eshte ai laptop-i me pergjimet e Rames-Metes-Bashes(me perjashtim te Berishes, vetem ate nuk e kishte “kap” aparatura Vishos) ku dreqin ka perfunduar?!!! Ishallah s’e kane harruar ne kroskotin e ndonje Range Rover-i!!!!!”.