Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli forcon sistemin e mbrojtjes kundërraketore

Izraeli ka rritur numrin e baterive të sistemit të mbrojtjes kundërraketore pas rritjes së tensioneve me luftëtarët palestinezë të Rripit të Gazas, njoftojnë mediat lokale.

Radioja e Izraelit njoftoi sot se “ushtria izraelite është vendosur në një nivel më të lartë alarmi dhe bateritë ‘Iron Dome’ janë vendosur në qendër të Izraelit nga frika e sulmeve me raketë”.

Izraeli dhe luftëtarët me qendër në Gaza, grupi Xhihadi Islamik, kanë këmbyer kohët e fundit kërcënime, ku Xhihadi Islamik betohet për hakmarrje pasi ushtria izraelite shkatërroi një tunel në kufij të Rripit të Gazas këtë muaji, duke vrarë 12 persona përfshirë 10 luftëtarë të grupit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar për hakmarrje, duke u shprehur se çdo sulm kundër Izraelit që vjen nga Rripi i Gazas do të përballet me një përgjigje të ashpër.

 

Please follow and like us: