Albspirit

Media/News/Publishing

Qeni që mbron Edi Ramën tremb Eni Vasilin

Qeni anti-bombë i Gardes së Republikës, ka qenë i pari që ka vizituar mjediset e televizionit “News 24”, pasi kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një intervistë me gazetaren Eni Vasili. Përmes një videoje të publikuar nga drejtuesja e emisionit “Studio e Hapur”, duket qeni që po kryen një kontroll rutinë për eksploziv. Në një moment, ai kërcen drejt gazetares dhe kjo e fundit duket e frikësuar.
“Qeni i ‘kryeministrit’ kunder kazanit?”, shkruan Eni Vasili në “Facebook”.

Please follow and like us: