“Të bëri një plakë për ujë të ftohtë”, Rama replikon me komentuesin

Edi Rama vijon traditën e replikave me kommentuesit në faqen e tij të facebook-ut. Së fundmi komente të shumta janë bërë tek statusi i kryeministrit Rama teksa ishte në lidhje live në një familje në Kombinat. Ja se cfarë i shkruan një ndjekës në facebook dhe ja si ja kthen Rama.

Komentuesi: Erdhe ne Burrel dru hyre dru dole asnjë premtim për investim të bëri një plakë për ujë të ftohtë, të kemi votuar për mirëqenie, kemi 2 hidrocentrale s’kemi ujë me pi, edhe faturën mujore e paguajme z KR.

Rama: Atë krapin mbaje mirë po mos fol sikur je ai dhe ajo gruaja e moshuar, ajo foli gjithçka me mençuri e me vërtetësi e ma ngrohu zemren, ndërsa ujin e ftohtë e kishte për të tjerë po ti e ke dëgjuar me veshët e krapit.? Sa për investimet nuk te duket investim ty lidhja e Burrelit me Rrugën e Arbërit dhe shkurtimi përgjysem i rrugës për Tiranë?! Pyete njehere krapin se ndoshta e ka kuptuar ai.