Albspirit

Media/News/Publishing

Tritan Shehu: A duhet arrestua policja që dha 6 mijë euro ryshfet për ALUIZNI-n?!

 

 

Një pyetje e vështirë kjo, që në një vend normal do të merrte veçse përgjigje pozitive.

Por pyetja tjetër është, a jemi një “vend normal”?

Familja e Zj.Sala kishte aplikuar që prej vitit 2014 për legalizim banese dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga zyrtarët përkatës, as negative kjo.

Dhe kjo heshtje ka qenë veçse e qëllimeshme, pikërisht për të detyruar qytetarin të paguajë “nën dorë”.

Kjo “taktikë” korruptive është një dukuri e zakonshme për shumë nga institucionet e zyrtarët tanë tashmë.

Çfarë duhet të bëjë qytetari i shkretë në këtë rast, të mbetet pa shtëpi, pa punë, pa një dokument të domosdoshëm, apo të paguajë “haraçin”, ndonëse e vështirë kjo për atë.

Kjo ndodh kudo sot në vendin tonë, është bërë një rutinë korruptive dhe denigruese në marëdhëniet midis instiucioneve dhe qytetarëve.

Edhe diçka, sa qindra miliona euro janë grumbulluar në këtë formë “haraçi” nga punonjësit e shtetit në kurriz të fshatarëve të shkretë që kultivuan kanabisin?!

Pra përgjigjia e asaj pyetjeje është shumë më e vështirë dhe komplekse nga sa duket në pamje të parë.

Please follow and like us: