Albspirit

Media/News/Publishing

Gjendet një tokë tjetër në univers

Një planet me madhësi sa të Tokës dhe me temperaturë të ngjashme të sipërfaqes mund të jetë “planeti më i afërt që mund të përmbajë jetë”, thuhet sipas një studimi të ri. Bota e re e zbuluar së fundmi, e emëruar Ross 128b, u gjet duke orbituar një yll të kuq 11 vite-dritë larg tokës. Me teknologjinë aktuale, do të na duheshin rreth 141,000 vjet për të arritur në këtë planet, transmeton Gazeta Express. Edhe pse aktualisht është 11 vite-dritë larg Tokës, planeti është duke lëvizur në drejtim nesh, dhe pritet të bëhet ‘fqinji’ ynë brenda 79,000 vitesh. Astronomët në një observator në Kili gjetën se ylli i kuq Ross 128 ‘orbitohet’ nga një planet çdo 9.9 ditë. Bashkë-autorja e studimit, Dr Nicola Astudillo-Defru, tha: “Ky zbulim bazohet në më shumë se një dekadë monitorime, analiza dhe teknika”.Këto kualitete i bëjnë këta targete të mira në kërkim të planetëve që mund të përmbajnë jetë, kështu që ata janë duke u studiuar.

Please follow and like us: