Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyqtari që dha dënimin për ish-burrin e Fildez Hafizit mori tokë në Spille

Jo vetëm familjarët e ish-kreut të Bashkisë Kavajë Elvis Rroshi, kreut të PS-së Kavajë Gentian Daja, nënprefektit të Tiranës Fatos Kaja dhe ish-Shefit të Zyrës së Kadastrës në Kavajë Nezir Lecini, por edhe gjyqtari Luan Lusha, mësohet të jetë një nga përfituesit e pronave në Spille të Kavajës. Lusha është në listën e personave që kanë marrë tokë shtetërore në bregdetin e Spillesë. Lusha ka qenë në treshen e gjyqtarëve që dënoi me 3 vite burg për “mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “dhunë në familje”, ish-bashkëshortin e gjyqtares Fildez Hafizi, Fadil Kasemi në vitin 2015. Kujtojmë se tre gjyqtarët që u inspektuan nga KLD ishin Eda Kaja, Luan Lusha (kryesues) dhe Markelian Koço. Ish-bashkëshorti i gjyqtares u dënua për “armëmbajtje pa leje në banesë” që dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg, dhe jo për “armëmbajtje pa leje në makinë apo ambiente publike” që dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg dhe ‘tentativë vrasje’.

Please follow and like us: