Albspirit

Media/News/Publishing

May: Putin vë në rrezik sigurinë globale

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May ka sulmuar Rusinë, duke e akuzuar atë për rrezikimin e sigurisë globale, ndërhyrjen në zgjedhje, sulmet e piraterisë dhe përhapjen e lajmeve të rreme.

Duke iu drejtuar figurave kryesore të biznesit gjatë një darke gala në Londër, kryeministrja britanike tha se qeveria e Vladimir Putin po përpiqet të dëmtojë shoqëritë e lira, ndërsa shtoi se rusët krijojnë histori të rreme për të shkaktuar mosmarrëveshje në perëndim.

“Unë kam një mesazh shumë të thjeshtë për Rusinë. E dimë se çfarë po bëni dhe nuk do të keni sukses. Ju nënvlerësoni rezistencën e demokracive tona, tërheqjen e fortë të shoqërive të hapura dhe angazhimin e vendeve perëndimore ndaj aleancave që na bashkojnë”.

Komentet e May-t janë në kontrast të fortë me ato të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se i beson mohimit të presidentit Putin për ndërhyrjen në zgjedhjet e 2016-s në SHBA.

May deklaroi se presidenti rus duhet të zgjedhe një rrugë tjetër dhe të mos vazhdojë atë që solli aneksimin e Krimesë, nxitjen e konfliktit në Ukrainë apo sulmet kibernetike ndaj qeverive dhe parlamenteve në Evropë.

Please follow and like us: