Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova U21 po i kalon pritshmëritë

Pritjet ishin që rezultatet e përfaqësueses U21 të Kosovës në eliminatore për Evropianin e vitit 2019, të ishin pak a shumë në një linjë me ato të Kombëtares A

Të paktë ishin ata që besonin se Shpresat e Kosovës do të arrinin ndonjë rezultat të madh në ciklin e parë eliminator.

Kompanitë e basteve, po ashtu, nënçmonin kosovarët, shkruan sot Koha Ditore.

Por pas gjashtë ndeshjeve eliminatore, Kosova ka arritur në atë nivel sa që tash kur humb llogaritet zhgënjim i madh.

Ka arritur atë nivel sa që në një rast u llogarit edhe si një prej ekipeve që mund të siguronte kualifikimin në Evropianin e Shpresave.

Kosova pas pesë xhirove në Grupin 5 renditet në vendin e pestë më 7 pikë, aq sa ka edhe Izraeli dhe më pesë pikë më pak se sa Gjermania në vendin e parë.

 

Please follow and like us: