Albspirit

Media/News/Publishing

Kosovari i “Apple” ligjëron në ICK

Në ditën e dytë të Startup Weekend Prishtina, pjesë e “Javës Globale të Ndërmarrësisë”,  Qendra Inovative e Kosovës organizon ligjëratë të hapur me kosovarin e Apple, Betim Devën. Betimi jeton dhe punon si inxhinier softueri në Silicon Valley dhe është nga Prishtina. Ka baçelor në inxhinieri në sistemet kompjuterike dhe ka vazhduar master në shkenca kompjuterike në Arizona State University. Aktualisht ai punon në Apple në App Store, Apple Music dhe iTunes Store, transmeton Klan Kosova.

Please follow and like us: