Albspirit

Media/News/Publishing

Kosova voton, Engel: SHBA, gjithmonë me shtetin më të ri në Europë

Po votohet përsëri sot në Kosovë nga ora 7:00 deri në 19:00 në më shumë se gjysmën e komunave – në 20 nga gjithësej 38 për zgjedhjen e kryetarëve, në 19 me balotazh e në 1 me rivotim. Të drejtë pjesëmarrje sot në votime kanë 1.353.613 votues të regjistruar në komunat e tyre.

“Në kohën e paraparë janë hapur të gjitha 614 qendrat e votimit”, tha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në konferendën e parë për shtyp. Ajo në orën 7 votoi në një nga vendvotimet në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës, ku u shpreh se pret një ditë të mirë për demokracinë dhe u bëri thirrje për pjesëmarrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote në komunat ku sot zhvillohen zgjedhjet.Balotazhi po zhvillohet në Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Mitrovicë e Jugut, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë, Kllokot, Obiliq, Kamenicë dhe Istog.Rivotimi zhvillohet në komunën e Parteshit, pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar përsëritjen e votimit pas një ankese për blerje të votave dhe manipulim të procesit zgjedhor.

Në 18 komunat e tjera kryetarët janë zgjedhur në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, të gjashtave në liri e të tretave në Kosovën e pavarur, të 22 tetorit 2017.Me votimet e 22 tetorit, sipas rezultateve përfundimtare të çertifikuara nga KQZ,  tashmë janë të zgjedhur kryetarët në këto 18 komuna: Deçan, Fushë Kosovë, Leposaviç, Lipjan, Novobërdë, Pejë, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Han të Elezit, Graçanicë, Ranillug, Mitrovicë të Veriut, Drenas dhe Junik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Planin operacional për ditën e 19 nëntorit 2017 të votimeve në zgjedhjet lokale.Zgjedhjet lokale 2017 në Kosovë për kuvendet e kryetarët e komunave, në afat të rregullt, janë të dytat në këtë vit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare  të 11 qershorit, të cilat ishin të parakohëshme.Në këtë ditë votimesh në 20 komuna të Kosovës kongresmeni amerikan, Eliot Engel, i cili ka mbërritur dje në Prishtinë, vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Kongresmeni nga Nju Jorku, Engel viziton edhe koalicionin e organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim,  i cili  në zgjedhjet e sotme për kryetarët në 20 komuna të Kosovës po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit në të gjitha  614 qendrat e votimit  me 1777 vendvotime.Për raundin  e sotëm të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave Demokracia në Veprim ka akredituar mëse 1800 vëzhgues, ndërsa 100 ekipe mobile, 130 vullnetarë në qendrën e thirrjeve dhe dhjetëra stafe shtesë janë në mbështetje të monitorimit.Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim iu bën thirrje të gjithë komisionerëve, vëzhguesve të partive politike dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në procesin zgjedhor të jenë të përkushtuar për të përmbushur obligimet e tyre për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.Nga subjektet politike, Lidhja Demokratike e Kosovës në balotazh është në më së shmti komuna – në 10: Prishtinë, Ferizaj, Istog, Podujevë, Kamenicë, Dragash, Vushtrri, Suharekë dhe Obiliq, ndërsa në raundin e parë në garën për kryetarët ka fituar në 4 komuna: Pejë, Lipjan, Fushë-Kosovë dhe Viti.

Partia Demokratike e Kosovës është në balotazh në 7 komuna: Prizren, Mitrovicë e Jugut, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë, Klinë dhe Shtime, ndërsa në raundin e parë ka fituar në 1 komunë – në Drenas. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në balotazh në 6 komuna – Obiliq, Suharekë, Gjakovë, Rahovec, Istog dhe Klinë, ndërsa në raundin e parë ka fituar në 2 komuna – Deçan e Junik.Lëvizja Vetëvendosje garon në balotazh në 5 komuna – Prishtinë, Prizren, Podujevë, Kaçanik dhe Kamenicë,  ndërsa në raundin e parë nuk ka fituar në asnjë komunë.Nisma për Kosovën është në balotazh në 1 komunë – Malishevë dhe nuk ka fituar në ndonjë komunë në garën për kryetarët.Aleanca Kosova e Re është në balotazh në 1 komunë – Mitrovicë të Jugut, e nuk ka fituar në ndonjë në 22 tetor.Subjekti më i ri politik, Alternativa është në balotazh në 1 komunë – Gjakovë e nuk ka fituar në asnjë në raundin e parë.Një kandidat i pavarur është në balotash në Shtime, ndërsa në dy komuna tjera me shumicë shqiptare, Skënderaj e Han të Elezit fitues në garën për kryetarët janë kandidatët e pavarur.

Në 1 komunë – Kllokot janë në balotazh Lista Serbe dhe subjekti tjetër serb Iniciativa Qytetare Klokot-Vrbovac. Lista Serbe ka fituar në raundin e parë në 8 nga 10 komunat me shumicë serbe: Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin-Potok, Zveçan, Shtërpcë, Graçanica, Ranillug dhe Novobërdë, ndërsa në një komunë – Partesh rivotohet.Në një komunë, Mamushë, të banuar me shumicë nga komuniteti turk fitues është subjekti poliik  i këtij minoriteti – Partia Demokratike Turke e Kosovës, e cila nuk ka ndonjë balotazh.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po ka miratuar Planin operacional për ditën e sotme të votimeve.Zgjedhjet lokale 2017 në Kosovë për kuvendet e kryetarët e komunave, në afat të rregullt, janë të dytat në këtë vit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare  të 11 qershorit, të cilat ishin të parakohëshme. Në Kosovën e lirë nga qershori 1999,  zgjedhjet e para për pushtetin lokal janë mbajtur në 28 tetor të vitit 2000,  të dytat në 26 tetor 2002, të tretat  në 17 nëntor 2007, të katërtat në 15 nëntor 2009,  të pestat në 3 nëntor 2013, ndërsa zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017 janë të gjashtat.Zgjedhjet lokale në Kosovë të vitit 2007 janë mbajtur në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare – në 17 nëntor.Ndërsa, zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009 ishin të parat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurtin historik 2008.Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrimin e popullsisë të katër komunave veriore të Kosovës, ku serbët e kanë refuzuar.Numri i votuesve në këto katër komuna veriore me shumicë serbe, sipas regjistrit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, është: Mitrovicë e Veriut – 21.797,  Leposaviç – 17.747,  Zveçan – 9.069 e Zubin Potok – 8.400.

KRYEMINISTRI HARADINAJ VOTON NË PRISHTINË: KOSOVËN E PRESIN SHUMË PUNË

Kosovën e presin shumë punë për ata që i marrin përgjegjësitë, tha sot kryeministri Ramush Haradinaj, derisa i shoqëruar nga bashkëshortja Anita Haradinaj, ka votuar në shkollën e Mjekësisë “Dr.Ali Sokoli”, në Prishtinë, në zgjedhjet lokale të balotazhit për kryetar komune.Me këtë rast, kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë që kanë zgjedhjet, pasi që qytetarët me vendimin e tyre zgjedhin se kush do t’i udhëheq në katër vitet e ardhshme. “Sot, kryeva obligimin qytetar të votës. Mendoj se raundi i dytë i votimit është një moment po ashtu  i rëndësishëm sa edhe raundi i parë. I ftoj qytetarët e vendit, pra të gjitha komunave që janë në balotazh në raund të dytë, që të votojnë dhe me këtë vendim të tyre jetojnë katër vjet. Rëndësia është jashtëzakonisht e madhe dhe dalja është shumë e rëndësishme. Kosovën e presin shumë punë për ata që i marrin përgjegjësitë duhet ta kenë legjitimitetin e qytetarëve, andaj i lus qytetarët e vendit që mos ta neglizhojnë por të dalin e të votojnë”, tha kryeministri Haradinaj pas votimit.

MUSTAFA, THIRRJE PËR ZGJEDHJE DEMOKRATIKE DHE DALJE MASIVE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pas votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës, ka bërë thirrje të dielën për zgjedhje demokratike dhe dalje sa më masive të qytetarëve.“Uroj që zgjedhjet të shkojnë mirë dhe qytetarët të marrin pjesë sa më masovikisht, sepse ata përcaktojnë fatin e zgjidhjes së shumë probleme të tyre, por edhe fatin e qeverisjes së mirë të komunave dhe gjithë Kosovës”, ka thënë Mustafa.Ai ka shtuar se sot është një ditë e rëndësishme për të gjitha komunat ku mbahet raundi i dytë i balotazhit.“Ndaj bindjen se të gjithë qytetarët do të vendosin për kandidatët më të mirë, në mënyrë që ata të qeverisin me të gjitha çështjet e nivelit lokal dhe që nesër qytetarët të jenë të kënaqur me rezultatin”, ka thënë Mustafa.

ENGEL: SHBA GJITHMONË ME KOSOVËN

Kongresisti amerikan, Eliot Engel,  sot në vizitën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deklaroi  se është me rëndësi të jetë në Kosovë ku po zhvillohen zgjedhjet të lira dhe demokratike.Ai përmendi edhe kohën kur nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit  në vitin 1996 nuk është lejuar ta vizitojë Kosovë, ndërsa sot tha se ndihet i emocionuar që është këtu në ditën e votimeve të zgjedhjeve lokale. “Ishte koha kur njerëzit më thanë se pavarësia e Kosovës ndoshta nuk do të ndodhë dhe unë iu thashë se do të ndodhë me kohë, dhe një ditë të gjithë ne do të jemi në një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Ja, ku jemi në Kosovën e lirë dhe të pavarur, dhe me zgjedhje të lira demokratike dhe duke parë këtë se sa njerëzit kujdesen për demokracinë, dhe kjo më bën mua shumë special”, tha ai. Ai tha se SHBA është mbështetës i madh i Kosovës. “Unë do të bëj çdo gjë që është në fuqinë time për të siguruar se të dyja vendet janë duke punuar së bashku dhe për të ndërtuar demokracinë së bashku.  Ta dini që ne do të jemi gjithmonë këtu, për t’ju mbështetur vazhdimisht. Mezi pres që Kosova të jetë anëtare e Bashkimit Europian dhe e NATO-s”, deklaroi kongresisti amerikan Engel. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka falënderoi kongresistin Engel për përkrahjen e vazhdueshme që Amerika i jep gjithnjë Kosovës. Ajo tha se ndihemi të priveligjuar që është në vizitë Engel dhe që gjithnjë kemi përkrahjen amerikane. Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, e ka vizituar edhe Demokracinë në Veprim, që po vëzhgon zgjedhjet, ku tha se SHBA dhe ai personalisht do të jenë gjithmonë këtu dhe do ta mbështesin Kosovën.

 

Please follow and like us: