Albspirit

Media/News/Publishing

Punimet e artistit shqiptar ekspozohen në monitorin gjigant në Paris

Fotografitë e mrekullueshme të artisti shqiptar Adrian Limani janë ekspozuar në Paris. Fotografitë e artisti Limani, janë shfaqur në një monitor gjigant të një kompanie e cila shfaqë punime të ndryshme artistike nga artistë të ndryshëm, e kësaj radhë edhe të artistit shqiptar. “Bëhet fjalë për kompaninë “Vente Privee” që në fasadën e tyre kanë monitor gjigant ku shfaqin punime artistike nga artistë të ndryshëm botërorë. Këtë javë ekskluzivisht për ditë me radhë i kanë shfaqur vetëm punimet e mija”, ka thënë Limani për KultPlus. Punimet e artisti Adrian Limani, do të shfaqen përsëri në shkurt të vitit 2018-të.

Please follow and like us: