Albspirit

Media/News/Publishing

Partizani rikthehet te fitorja pas 3 humbjesh

Partizani është rikthyer te fitorja në kampionat pas 3 humbjesh radhazi duke mposhtur një pretendent si Kukësi në “Zeqir Ymeri”. Skuadra e drejtuar nga Sulejma Straova ka fituar me përmbysje 1-2 falë Jurgen Bardhit i cili sot ishte njeriu kyç për të kuqtë.

Kampionët në fuqi zhbllokuan rezultatin në minutën e 8-t të takimit me Elis Gurin që ekzekutoi saktë penalltinë e shkaktuar nga Malota. Ky gol duket se ndikoi për mirë te kryeqytetasit pasi më pas rritën ritmin duke rikthyer baraspeshën në minutën e 21-t me Jurgen Bardhin.

Futbollisti i talentuar i Partizanit pak para fundit të pjesës së parë përfiton nga një gabim në mbrojtjen e verilindorëve për të dhuruar një asist përfekt për Prognin që nuk fal duke përmbysur shifrat.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat patën rastet e tyre por nuk arritën të ndryshonin shifrat.

Pas 11 ndeshjesh në Superligë, Partizani renditet në vendin e 6 me 14 pikë, ndërsa Kukësi pozicionohet i treti me 19 pikë, 8 më pak se Skënderbeu kryesues.

Please follow and like us: