Albspirit

Media/News/Publishing

Rama, ndihmë 28 vendeve të BE të luftojnë drogën shqiptare

Edi Rama u ka kërkuar partnerëve europianë që të ndihmohet Shqipëria në luftën kundër hashashit. Kjo gjë pasqyrohet në një opinion për Financial Time.

“Të premten unë u dërgova një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me baronët e drogës.

Ne e dimë se disa banojnë dhe lulëzojnë në vendin tuaj gjithashtu, duke përfituar nga drogat e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme, thuhet në letrën time”, ka thënë Edi Rama për FT.

“Ne duam ndihmën tuaj dhe ju ofrojmë tonën në këmbim, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i vënë para drejtësisë. Unë shpresoj që qytetarët e të gjithë kombeve të BE-së do të nxisin qeveritë e tyre të veprojnë dhe qëndrojnë krah nesh. Kjo është një betejë për të gjithë ne, dhe një betejë që duhet të fitohet. Shqipëria ka bërë shumë por liderët e rajonit duhet të veprojnë gjithashtu”,- thotë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një opinion në ‘Financial Times’.

Please follow and like us: