Albspirit

Media/News/Publishing

Greta Koçi sjell projektin e saj të ri “Përsëri”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, ka njoftuar një ditë më se do të sillte projektin e saj më të ri dhe sot kënga është gati për t’u dëgjuar. Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja Koçi u ka treguar fansave të saj se kënga që mban titullin “Përsëri” është një këngë shpirti, e kënduar me plot ndjenjë. Kënga e re është një baladë, e punuar bukur dhe thjeshtë nga Genc Prelvukaj, teksa vargjet e tekstit i ka shkruar motra e këngëtares, Eni Koçi. Klipi këngës e sjell mjaft të veçantë Gretën, me skena vjeshtore dhe plot stil, ndërsa mahnit me pamjen dhe bukurinë e saj. Kënga e saj e fundit është “Nuk ka dashni” në bashkëpunim me Genc Prelvukajn e lançuar gjatë verës.  

 

Please follow and like us: