Albspirit

Media/News/Publishing

Dhunë fizike në Korçë mes tifozëve

Pa filluar ende ndeshja tensionet janë të larta në Korçë, në prag të përballjes Skënderbeu-Kukësi. Tifozët e të dyja skuadrave janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të stadiumit, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Grupe të ndryshme tifozësh lëviznin me shpejtësi, ndërsa shkëmbejnë hedhje gurësh e sendesh të tjera të forta. Është dashur edhe ndërhyrja e forcave të policisë për të normalizuar situatën.

Skënderbeu dhe Kukësi përballen sot për javën e 13-të të Superiores. /TCH/


Please follow and like us: