Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli sulmon bazën ushtarake iraniane pranë Damaskut

Avionë luftarakë izraelitë kanë bombarduar “një bazë ushtarake iraniane në ndërtim pranë kryeqytetit sirian Damask”. Lajmi bëhet i ditur nga burime të shtypit pranë presidentit Asad, të cituara nga gazeta izraelite “Haaretz” në versionin e saj ‘online’. Mbrojtja kundërajrore siriane, raporton i njëjti burim, duke cituar “Sky News Arabia”, kanë reaguar duke qëlluar me raketë kundër avionëve izraelitë. Sipas burimeve, sulmi ajror është kryer nga hapësira ajrore libaneze dhe ka shënjestruar instalimet pranë qytezës al Kisëa, rreth 13 km nga Damasku. Mediat qeveritare siriane, kanë thënë se mbrojtja kundërajrore vendase ka arritur të shkatërrojë të paktën dy nga raketat të qëlluara nga avionët izraelitë. Televizioni shtetëror, ka shtuar se sulmi ka provokuar dëme materiale, duke lënë të kuptojë se raketa të tjera rrezikojnë të qëllohen në orët në vijim.

 

Please follow and like us: