Albspirit

Media/News/Publishing

Kusuret e Palmave dhe zgjidhjet emergjente të “krimeve” shtetërore

Çështja me më shumë pikëpyetje nga situata e motit të keq është përmbytja e autostradës Tiranë-Durrës, ku u përsërit e njëjta situatë me vitin e kaluar.

Për të larguar ujin, që nuk u shkarkua përmes kanaleve kulluese që nuk funksionuan policia zhvendosi trafikndarëset duke përmbytur dhjetra biznese.

Prokuroria e Tiranës deklaroi se ka nisur verifikimet për përgjegjësinë e firmës që ka kryer punimet e zgjerimit të segmentit hyrë të autostradës dhe mbjelljen e palmave.
Për bllokimin e autostradës ka folur edhe kryeministri, i cili ka qenë edhe iniciatori i palmave.

Kemi pasur një pikë kritike në autostradë, pa i hequr asnjë presje asaj që kam thënë; falënderimit për kryetarin e PD që ndërpreu diskutimet në Kuvend për të qenë të gjithë të angazhuar këtë punë. Nuk kanë munguar edhe sot zërat e cinizmit duke ia vënë fajin palmave. Është gënjeshtër politike se u hap Bovilla apo Liqeni i Kasharit dhe krijoi atë, ata janë 3 metra në kuotë, ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera, do i shkojmë deri në fund përgjegjësive deri në penale, pasi aty është ndërhyrë drejtpërdrejt në rrjetin e shkarkimeve duke ndërtuar pa leje apo improvizuar.
Ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera dhe mbështes ministrin e Brendshëm. Ne do t’i shkojmë deri në fund, aty është ndërhyrë drejtpërdrejtë në rrjetin e shkarkimeve, duke ndërtuar pa leje dhe improvizuar shkarkime që sjellin këto pasoja. Nuk do të falim asnjë përgjegjës për atë situatë. Do t’i shkojmë deri në fund./Respublica/

Please follow and like us: