Albspirit

Media/News/Publishing

Olsi Rama nis kursin për të marrë licensën e Drejtorit Sportiv

Olsi Rama është një dashamirës i njohur i futbollit, ku shihet në çdo ndeshje për të parë sfidat e kampionatit shqiptar, veçanarisht ato të klubit të Partizanit, por edhe të ekipeve kombëtare.

Rama së fundmi është bërë dhe pjesë e stafit drejtues të ekipit të Partizanit, ku ka marrë një post të rëndësishëm. Ai është emëruar drejtor i përgjithshëm i 15 herë kampiomëëve të vendit, duke u bërë pjesë e një nga klubeve më të mëdha të futbollit shqiptar.

Dhe sot ai ka qenë i pranishem në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Burime të sigurta nga Insitucioni i Futbollit Shqiptar thanë për “TemA TV” se arsyeja e vizitës së Olsi Ramës ka qenë nisja e kursit për t’u pajisur me liçensën e drejtorit sportiv.

Please follow and like us: