Albspirit

Media/News/Publishing

Pacolli: Unë do bind Kremlinin ta njohi Kosovën shtet

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka folur rreth qëndrimeve ndaj Rusisë dhe ndaj shteteve tjera. Ai shprehet se Kosova nuk ka asgjë kundër shtetit rus dhe se do të dëshironte që të krijonin partneritet dy vendet. Gjatë një interviste për DW në gjuhë serbe, Pacolli i është shmangur pyetjes se ‘a ekziston ndonjë plan për krijimin e Shqipërisë së Madhe?’. Sipas DW-së, ministri i Jashtëm beson në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duke argumentuar se pala kosovare për disa muaj nuk iu është përgjigjur asnjë provokimi serb dhe ka lejuar ardhjen e politikanëve serbë në Kosovë, transmeton lajmi.net. Sa i takon polemikave nga ana e Serbisë për një ndarje të mundshme të Kosovës, Pacolli ka thënë se ‘koha kur janë ndryshuar kufijtë tashmë ka përfunduar’. I pyetur për marrëdhëniet me Rusinë, ai ka deklaruar se Kosova është një vend i vogël dhe duhet të ketë miq ngado. “Ne nuk zgjedhim blloqe në lindje apo perëndim. Kemi nevojë për një horizont të hapur. Ne jemi vend modern dhe duam të jetojmë në një botë moderne. Nuk kemi asgjë kundër Rusisë, është shtet që ne e vlerësojmë dhe do të sigurojmë se kemi marrëdhënie të mira më këtë vend”, është shprehur Pacolli. Ai ka thënë se Kosova do ta bindë Rusinë se e ka gabim që nuk e njeh pavarësinë e saj.

Please follow and like us: