Xhulia Niço, vajza shqiptare që jeton si në përralla

Para dy ditësh festoi datëlindjen e 22 në një mënyrë siç mund të pritej. E rrethuar mes buqetave me lule, arushave, por dhe me dashurinë e pakufi nga partneri dhe familja e saj!

E quajnë Xhulia Niço dhe për të gjithë ju që nuk e dini, apo ndoshta nuk e mbani mend, është vajza së cilës i dashuri i bëri surprizë, duke i shkruar emrin me tollombacë e zemra dhe ia vari përpara derës së shtëpisë.

Fotoja me emrin e vajzës bëri xhiron e rrjetit në atë periudhë, mirëpo, Xhulia duket se është përherë e rrethuar nga të tilla detaje.

Ajo ka rreth 6 mijë ndjekës në instagram, me të cilët pothuajse çdo ditë ndan jetën e saj prej “princeshe”, e mbushur me plot dhurata dhe udhëtime të pafundme.

Përveç kësaj, nuk mohojmë dot faktin se përmes fotove na shfaqet tejet seksi dhe shumë e përkëdhelur.