Google, motor kerkimi per fene islame

Ne Turqi eshte vene ne pune nje motor kerkimi vetem per besimtaret e fese islame. Sipas gazetes me popullore ne vend, “Hurriyet”, faqja quhet www.muslumangoogle.com dhe perdor arkivin e te dhenave te kompanise meme, Google.

E vecanta e ketij motori kerkimi eshte se ai censuron te gjitha fjalet jo etike dhe perqendrohet ne kerkimet specifike per fene islame. Fjale te tilla si “porn” apo “sexy” nuk mund te hapen nga ky motor kerkimi.

Faqja e pare e kesaj adrese eshte jeshile, cka simbolizon ngjyren e shenjte te islamit, ndersa hapesirat publicitare bejne thirrje per ndihme ndaj popullsise palestineze.