Albspirit

Media/News/Publishing

E jashtëzakonshme/Trump njeh zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Duke ia faturuar si një dështim administratave të mëparshme amerikane, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sot në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë se Amerika njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe se shumë shpejt do të nisë edhe procedura e zhvendosjes së Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump u shpreh se ka vlerësuar këtë ndryshim kursi nga ana e tij në të mirë të interesit të SHBA-ve dhe në doni të paqes dhe Izraelit dhe Palestinës.

Pak më herët, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se u kishte nisur këtë të mërkurë një kabllogram të gjitha përfaqësive diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës anembanë botës, ku iu kërkohet zyrtarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme drejt Izraelit, Jerusalemit apo Bregut Perëndimor deri më 20 dhjetor.

Lajmi publikohet nga agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila ka mundur të disponojë një kopje të kabllogramit.

“Ambasada e Tel Avivit dhe Konsullata e Përgjithshme e Jerusalemit u kërkon vizitorëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme drejt Izraelit, Jerusalemit apo Bregut Perëndimor, nga data 4 dhjetor deri më 20 dhjetor 2017”, thuhet në kabllogramin e publikuar pak minuta më parë. Në kabllogram, megjithatë, nuk specifikohet arsyeja e kësaj kërkese.

President Trump gives a statement on Jerusalem:

Please follow and like us: