Prifti publikon liber per seksin

Libri i nje prifti franceskan polak mbi jeten seksuale pas martese po shitet ne menyre te rrufeshme. Libri eshte konsideruar si kamasutra katolike, ne te cilin ati franceskan shkruan se seksi ne martese nuk duhet te jete i merzitshem. Libri sherben si nje guide teologjike dhe praktike per menyren sesi ciftet duhet ta kalojne jeten seksuale. “Sex as you don’t know it” (Seksi, sic nuk e keni nditur) eshte shkruar nga Ksawery Knotz, qe keshillon ciftet te jene te cliruar, surprizues dhe plot fantazi ne shtrat. Libri, qe ka edhe mbeshtetjen e Kishes Katolike polake, eshte shnderruar ne hit.

Shtepia botuese ribotoi vepren, pasi 5 mije kopjet e para ishin shitur brenda pak javesh. At Knotz pershkruan detaje grafike per nje subjekt qe ne shume kisha konsiderohet tabu. “Shume njerez mendojne se seksi ne martese duhet te jete i merzitshem, si himnet tradicionale te kishave. Cdo akt, ledhatim, apo pocizion ne seks, eshte i lejuar dhe kenaq Zotin. Gjate marredhenieve seksuale ciftet e martuar mund te shfaqin dashurine ne cdo menyre”, shkruan prifti polak.

Sipas Knotz, seksi eshte nje menyre e rendesishme per ciftet te shprehin dashurine dhe te afrohen tek Zoti. “Zoti eshte i interesuar qe njerezit te kene jete te lumtur seksuale”, shkruan ati. Pervoja e tij vjen nga keshillat e cifteve te martuara dhe drejtimi i nje website qe jep keshilla seksuale./TCH