Rama: Së shpejti linjë ajrore, Tiranë-Varshavë

Në një konferencë të përbashkët me kryeministren poloneze, Beata Szydlo. Edi Rama duke falënderuar për mikpritje homologen e tij tha se do të kemi edhe mbështetjen e Polonisë në integrimin në BE.

“Ka një potencial të pashfrytëzuar mes dy vendeve tona, dhe kryeministrja preku turizmin. Unë e shfrytëzoj këtë mundësi për të ndarë me opinionin publik polak, faktin se në janar –tetor të këtij viti në Shqipëri ka pasur 74 % më shumë turistë polakë sesa vitin e shkuar. I kam kërkuar kryeministres  që të inkurajojë kompanitë polake për një linjë direkte e cila do të sillte përfitime. Ne ju presim me respekt dhe e konsiderojmë Poloninë si një model që duhet ndjekur. Dhe patjetër që kemi qenë dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që kemi nga Polonia. Po ashtu e kemi pritur me shumë kënaqësi përfshirjen e Polonisë në Procesin e Berlinit. Jemi të vendosur ti vazhdojmë këto marrëdhënie. Jemi partner në aleancën e NATO-së.

Zonja kryeministre dua të falënderojë publikisht për mundësinë që na dhatë në këtë takim. Me dëshirën dhe urimin t’ ju kemi përsëri në vendin tonë me vizitorë nga vendi juaj. Është një ditë ku nënvizohet si marrëdhënie e shkëlqyer mes dy vendeve. E konsiderojmë Poloninë një model në zhvillimin e saj nga një vend i perandorisë komuniste në një prej vendeve me rrezatim të fortë në BE. I jemi mirënjohës Polonisë për mbështetjen e vazhdueshme për të ardhmen europiane të vendit tonë. Jam i bindur që kryeministrja do të jetë një mbështetëse për çeljen e negociatave me BE në 6 mujorin e parë të 2018