Albspirit

Media/News/Publishing

Anuloni vendimet kundër nesh, ose shihemi në gjyq!

Aleksandër Mihali

Letra e hapur e kryetarit të Shoqatës Kombëtare dhe Ushtarakëve Xhenierë të Ushtrisë drejtuar gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimit kundër trajtimit financiar të ushtarakëve në pension të parakohshëm dhe pleqërie. Nenet e shkelura të Kushtetutës dhe të Statusit të Ushtarakut dhe hakmarrja 27-vjeçare e politikës kundër ushtarakëve

Të dy vendimet kundër trajtimit financiar të ushtarakëve në pension, ai i Gjykatës së Lartë dhe ai i Gjykatës Kushtetuese, janë si vendime të një organizate bazë partie në kohën e diktaturës dhe aspak vendime të gjyqtarëve që mbrojnë dhe respketojnë kushtetutën dhe ligjin. Të dy vendimet, ai i Kolegjeve të Gjykatave në nëntor 2016 dhe ai i Gjykatës Kushtetuese në 2017 kundër trajtimit financiar të ushtarakëve  në pension të parakohshëm dhe pleqërie, janë vazhdim i hakmarrjes 27-vjeçare  politike, kundër ushtarakëve.

Zotërinj gjyqtarё! Vendimet tuaja janё tёrёsisht partiake e politike dhe aspak juridike sepse:

1-Nё marrjen e kёtyre dy vendimet ju, nuk i jeni referuar as Kushtetutёs, as Statusit tё Ushtarakut, as dy vendimeve tё Gjykatёs Kushtetuese, por mё e keqja as 4000 vendimeve tё 400 e mё shumё gjyqtarёve, qё ju kanё dhёnё tё drejtё ushtarakёve pёr 15vjet rresht, tё cilёt kanё vёrtetuar me kёtё rast edhe shkeljet skandaloze tё shtetit qё nga  janari i vitit 1999 me miratimin e ligjit 8521. Ju e dini zotërinj se nё nenin nr. 52 tё pikёs 2 tё Kushtetutёs  saksionohet: “Kushdo qё mbetet pa punё pёr shkaqe tё pavarura nga vullneti i tij  dhe kur nuk ka mjete tё tjera jetese, ka tё drejtёn e ndihmёs nё kushtet e parashikuara me ligj. “Njё gjё e tillё ka ndodhur me tё gjithё ushtarakёt qё kanё dalё nga Forcat e Armatosura prej reformave.

Ndёrsa nё nenin 81 pika 2 gёrma “e” e Kushtetutёs ёshtё sanksionuar “ligji pёr funksionarёt publikë”. Pra ju e dini shumё mirё qё ushtarakёt janё pjesё pёrfituese e ligjit nr. 81si punonjёs  tё institucioneve kushtetuese. Nё  nenin nr.35 tё Statusit, qё edhe kёtij neni ju nuk i jeni referuar, sanksionohet formula e trajtimit financiar tё ushtarakёve nё pension tё parakohshёm ku: Ushtaraku me karrierё 12 vjet pёr femrat dhe 15 vjet pёr meshkujt pёrfiton 50% tё pagёs dhe 2% pёr çdo vit mbi 15 vjet. Po ju pyesim ju zotërinj gjyqtarё qё paguheni nga populli dhe nga ne ushtarakёt pёr tё mbrojtur drejtёsinё.

A e dini ju qё ky nen i Statusit tё Ushtarakut padrejtёsisht nuk ёshtё zbatuar asnjёherё kёto 27 vite demokraci nga asnjё qeveri? Por nga ky moszbatim i ligjit Ushtarakёt nё Pension tё Parakohshёm kanё marё njё pension minimal njёlloj si qytetarёt  me pёrkrahje sociale, tё cilёt nuk kanё punuar asnjё ditё nё jetёn e tyre (8000 -11200 lekë nё muaj) edhe pse nuk ka ushtarakë qё tё mos kenё shёrbyer nga 20-40 vite nё Forcat e Armatosura dhe pёr kёto vite shёrbimi ju takon me ligj qё tё marrin tё paktёn 50% tё pagёs sё funksionit qё kanё pasur. Pra i takon që tё marrin mbi 20.000 -30.000 lekë tё reja nё muaj dhe jo 8000 dhe 11200 lekë, siç ju ka dhёnё e u jep edhe sot shteti sikur ata nuk kanё shёrbyer asnjё ditё  nё Forcat e Armatosura.

Po ashtu a e dini ju gjyqtarё se profesioni i ushtarakut kategorizohet si prefesioni mё i vёshtirё nё tё gjithё botёn dhe nё Shqipёri si profesion i grupit tё dytё tё vёshtirësisё, qё vjen pas minatorëve qё janё grupi parё i vёshtirёsisё? Sipas kёtij ligji çdo qeveri, ka konsideratë apo jo pёr ushtarakёt, detyrohet t’i  trajtojё ata shumё herё mё mirё financiarisht  se çdo qytetar tjetёr qё nuk ka punuar e punon nё kёtё grup vёshtirёsie. Ju e dini qё ushtarakёt nё tё gjithё botёn kanё  pasur dhe kanё trajtime financiare e tё drejta ekstra, si gjatё karrierёs ashtu edhe kur dalin nё pension ndryshe nga çdo qytetar i zakonshёm.

Ju nuk ju jeni referuar gjithashtu as dy vendimeve tuaja qё keni marrё nё mbrojtje tё Formulёs sё Trajtimit Financiar tё Ushtarakёve atё me nr.9 tё vitit 2007dhe atё me nr.33 tё vitit 2010 tё Gjykatёs Kushtetuese, ku ju mbroni dhe nuk lejoni ndryshimin e formulёs sё nenit nr.35 tё Statusit. Mund tё na shpjegoni a keni dijeni pёr kёto dy vendimet tuaja Nr.9 dhe Nr.33 dhe nёse po pse ky qёndrim i juaji ndryshe nё dy vendimet tuaja tё fundit? Mos vallё politikanёt dhe qeveritarёt antiushtarakë ju kanё urdhёruar qё mos t’i merrni pёr bazё dy vendimet tuaja nr.9 dhe nr. 33? Pra kёto dy vendimet tuaja tё nёntorёve 2016 dhe 2017 janё nё pёrputhje me Kushtetutёn, apo me urdhrat politikё?

Gjithashtu ёshtё shumё  e dyshimtё  pse ju nuk i jeni referuar as 400 gjygjtarёve, pra kolegёve tuaj qё kanё marё reth 4000 vendime nё 3 shkallёt e gjykatave, tё cilёt u kanё dhёnё tё drejtё ushtarakёve qё shteti ju ka shkelur ligjin nr. 9210 tё Marsit 2004 pёr pensionet e tyre duke mos zbatuar nenin nr.35 tё Statusit tё Ushtarakut e si rjedhojё ju ka dhёnё 3000 deri 6000 lekë tё rinj nё muaj mё pak se ju takonte sipas Statusit, prandaj edhe ushtarakёt hapёn 4000 padi (gjyq) kundёr Shtetit dhe gjykatat ju dhanё tё drejtё.

Pra me dy vendimet tuaja tё fundit ju keni dalё kundёr 400 kolegёve tuaj, duke dashur  tё shfuqizoni  dhe tё bёni nul e zhvleftёsoni mbi 4000 vendime tё kёtyre gjyqtarёve, tё cilёt kanё marrё vendime nё pёrputhje me Statusin, ligjin nr.9210, me nenin nr.35 tё Statutit tё Ushtarakut , pra pro tё drejtёs sё Ushtarakёve dhe kundёr shkeljes dhe padrejtёsisё sё shtetit, i cili ju ka dhёnё nga Janari 1999 dhe deri sot nga 3000 deri 6000 lekë tё reja çdo muaj mё pak se ju takonte e ju takon me ligj.

Pra ju, me kёto dy vendime absurde qё keni marrё kundёr ushtarakёve, jo vetёm qё po i akuzoni pёr shkelje tё ligjit dhe po i vini para pёrgjegjёsisё 400 kolegёt tuaj gjyqtarё pёr 4000 vendimet qё kanё marrё pro Ushtarakёve, por keni dalё edhe pro politikёs dhe kundër ligjit duke kontribuar qё edhe sot shteti nё shkelje tё ligjit dhe mohim tё 4000 vendimeve gjyqёsore qё ushtarakёt kanё fituar t’ju mbajё nё shkelje tё ligjit, pёrsёri çdo muaj 100% (10.000 tё reja ) tё pensionit suplementar, nga 20% (2000 lekë tё reja) qё e ka ligji t’ju mbajё, duke ua vёshtirësuar qёllimisht rёndё jetesёn ushtarakёve nё pension.

Zotërinj gjyqtarё tё Gjykatёs së Lartё dhe Kushtetuese!

Dy vendimet tuaja sё fundi janё totalisht kriminale, pasi, me anё tё tyre, ju tentoni me forma tё kamufluara tё plotёsoni dёshirat e disa politikanёve dhe qeveritarёve antiushtarakë. Ata kёrkojnё nёpёrmjet jush t’u pakësojnë dhe lёnё pa mjetet e jetesёs ushtarakёt nё pension, pёr t’u vёshtirësuar atyre jetesёn. Pra me vendimet tuaja kёrkoni tё bёni eleminimin me dhunё nga jeta tё ushtarakёve, duke i lёnё nё pleqёri pa mjete jetese, në vend qё t’i mbroni dhe tё tregoni maturi e kujdes qё atyre t’u lehtёsohet jetesa e jo t’u vёshtirësohet ajo, ashtu siç dhe veprohet me tё moshuarit nё tё gjithё shtetet demokratike nё Botё.

Dy vendimet tuaja pёrbёjnё njё rast unik botëror tё shkeljes sё ligjishmёrisё nё tё gjithё botёn.Ato janё totalisht absurde dhe pёrbёjnё njё super skandal nё fushёn e jurisprudencёs. Ju e dini se nё tё gjithё botёn demokratike ka pёrkujdesje tё veçantё pёr moshёn e tretё, pёr pensionistёt. Nё çdo shtet, duke filluar nga Ballkani pёrfitojnё pension edhe tё gjithё qytetarёt e ardhur nё atё pёr arsye tё ndryshme, tё cilёt edhe pse nuk kanё punuar dhe nuk kanё dhёnё asnjё kontribut nё shtetin ku fati i ka çuar pёr tё jetuar, ata trajtohen me 500-600 dollarё pension nё muaj. Pa bёrё fjalё kёtu pёr ushtarakёt, tё cilёt kanё pёrkujdesje ekstra.

Pra asnjё pensionist nuk abandonohet nga shteti siç po doni ju me qeveritarёt antiushtarakë tё bёni me ushtarakёt duke marё vendime nga mё absurdet vetёm pёr tё plotёsuar dёshirat hakmarrёse tё disa politikanёve e qeveritarёve antiushtarakë. Prandaj  dy vendimet tuaja janё totalisht kriminale pasi pёrmbajnё elementë tё genocidit, qё parapërgatisin nё mёnyrё tё kamufluar e me paramendim eleminim nga jeta tё ushtarakёve nёpёrmjet pakësimit tё mjeteve tё jetesёs, pra jo nё mёnyrё natyrale, por nёpёrmjet detyrimit dhe dhunёs nga pakësimi i mjeteve tё jetesёs.

Nё rast se ju nuk do tё anuloni dy vendimet tuaja politike dhe totalisht tё kundraligjshёm me Kushtetuёn dhe Statusin e Ushtarakut, atёherё ushtarakёt do tё hapin gjyq ndaj jush pёr shkelje dhe abuzim me dashje tё Kushtetutёs dhe Statusit tё Ushtarakut dhe pёr marjen e vendimeve nga ju totalisht politike duke i kamufluar ato si vendime ligjorё, pёr tё  fshehur urdhёrat e porositё e disa politikanёve dhe qeveritarёve antiushtarakë dhe antishqiptarё. Padinë kundër nuk do ta bёjmё vetёm kundёr jush, por edhe kundёr gjithё shpurёs tuaj politike dhe qeveritare qё fshihet pas jush dhe ju urdhёron tё mos zbatoni dhe shkelni me dashje Kushtetutёn dhe Statusin e Ushtarakut.

Mos haroni se populli ju rreshton nё grupin mё dёmbёrёs e mё tё korruptuar nё Shqipёri.Nё damarёt  tuaj, thotё populli nuk rrjedh aspak gjak shqiptari me ndjenjё atdhetarie e patriotizmi pёr Shqipёrinё, por rrjedh gjak matrapazllëqesh tё zeza dhe i qelbur parash. Me qёndrimet tuaja, me lёshimet tuaja, me neglizhencat tuaj dhe me shkeljet e ligjeve qё ju bёni çdo ditё, ju i dhatё jetё e rrugё krimit, korrupsionit, tё keqes dhe tё kundraligjshmes nё Shqipёri. Prandaj ju jeni njёlloj pёrgjegjёs bashkё me disa politikanё e qeveritarё, para popullit qё Shqipёria ёshtё kthyer nga njё vend dikur i respektuar nё sytё e Evropёs dhe Botёs nё njё vend të fёlliqur dhe të parespektuar ku sundojnё trafiqet, krimi, droga, prostitucioni, korupsioni dhe anarkia e si rezultat edhe varfёria.

Qёndrimet  tuaja  tё kёtyre 27 viteve ju kanё zhveshur totalisht nga dinjiteti, personaliteti dhe profesioni i nderuar i gjyqtarit si mbrojtёs i drejtёsisё dhe i paanёsisё  njerёzore. Ju jeni bёrё nёpunёsit mё tё urryer dhe mosbesues pёr popullin edhe pёr ushtarakёt. Ju kujtojmё se me fillimin e Vettingut ne ushtarakёt do tё kontribojmё qё ai tё zhvillohet plotёsisht tek shpura juaj horizontalisht dhe vertikalisht duke insistuar qё çdo qindarkё e juaja tё sekuestrohet si qindarkё jo e ndershme, por gjapirёse .Ju jeni gjakpirësit e popullit dhe si tё tillё do të gjykoheni nga populli duan apo nuk duan  urdhёruesit dhe mbёshtetёsit tuaj padrino tё politikёs.

*Autori është kryetar i Shoqatës Kombëtare dhe Ushtarakëve Xhenierë të Ushtrisë

Please follow and like us: