Oto Skorceni: Komandoja më heroik në Luftën e Dytë Botërore

Ai ishte një burrë gjigant, 6 këmbë e 4 inç i gjatë (192 cm). Komradët e tij e thërrisnin “Fytyrshkarravin”. Aventurieri më i reklamuar në Rajhun e Tretë, që arriti të fitonte famë kombëtare dhe vëmendje botërore veç për aktet e tij heroike.

Oto Skorceni

Gjermanët me entuziasëm e shikonin si një kapadai gjermanik i aftë për detyrat më mizore. Për bashkëatdhetarët e tij ai ishte një burrë luftarak, arrogant, i fryrë por një patriot i vërtetë; për armiqtë e tij ai ishte një terrorist i rrezikshëm pa ndërgjegje.

Oto Skorceni ishte një burrë SS mjaft i veçantë në grupin që rrethonte Adolf Hitlerin. Ai nuk kishte ideologji. Një mercenar që përveç djallit nuk e ruante shkush tjetër, ai ishte i interesuar në rradhë të parë për para, rrezik, dhe lavdi. Indiferent ndaj llomotitjeve naive naziste të politikës, hebrejve dhe komunistëve.

Skorceni më shumë ishte i dhënë pas avantazhit material dhe kënaqësive të sabotimit.

Skorcen Fytyrshkarravina fitoi famën në 4 operacione në Forcat Speciale Naziste, ku në tre prej tyre ishte komando. Por në të katërta tregoi vendosmëri, shkathtësi, dhe mprehtësi që i dhanë një admirim të padëshiruar nga armiqtë e tij.

Padiskutim që fati e ndihmoi. Ai ishte një austriak vendali, një origjinë e cila e bëri atë një të preferuar të veçantë të Fyhrerit. Por së bashku me fatin ai kishte intelgjencë dhe këmbëngulje, tërësia e të cilave e bëri një komando të suksesshëm në një formë të re lufte.

Oto Skorceni lindi me 12 qershor 1908 në Vienë, djali i një inxhinieri me një prejardhje sllave. Familja vuajti gjatë periudhë miserabël post-Luftës së Parë Botërore, një kohë kur austriakët e mundur duhej të përballonin inflacion të monedhës dhe papunësi. Familja Skorceni arriti të mbijetonte vetëm falë asistencës së Kryqit të Kuq.

Adoleshenti provoi gjalpin për herë të parë kur ishte 15 vjeç. Ndërkohë, ai po rritej dhe po bëhej një gjigant. Me synimin për të ndjekur gjurmët e babait, në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, ai aplikoi për inxhenieri në Universitetin e Vjenës.

Në universitet Skorceni i ri trupmadh tërhiqej nga duelet vëllazërore të studentëve, që ishte mjat popullore mes austriakëve dhe gjermanëve gjithashtu. Duelet luftoheshin me Schalger, e cila ishte një shpatë pa maje por me teh të mprehtëë. Organet jetësore të duelistit mbroheshin nga një veshje me lëkurë të fortë – vetëm fytyra dhe gjoksi ishin të ekspozuara.

Duelimi nëpër universitete në vitet kur Skorceni ishte student praktikohej për afro 100 vjet si nga gjermanët ashtu dhe austriakët.

Këto duele me shpata ishin të ndaluara si në Republikën e Veimarit dhe në Austri, por autoritet bënin një sy qorr për sa kohë kur këto aktivitete zhvilloheshin jashtë mjedise publike.

E gjithë kjo ishte një joshje për Skorcenin e ri. Ai e luftoi duelin e parë në 1926, vitin që hyri në universitet. PËr të nuk ishte aspak nervë-shkatërruese por qejf i madh, ashtu siç do ta përshkruante më vonë në kujtimet e tij:

“E dëgjoja zemrën time teksa rrahte shpejt. Unë mezi shikoja fytyrën e kundështarit tim përmes rrjetës së çelikut të maskës sime. Shtapë kundër shpatës!… Pas raundit të shtatë, rashë, një goditje e mprehtë në kokën time. Çuditërisht, nuk më dhembi. Frika ime e vetme ishte se unë u zmbrapsa.”

Pas mbarimit të studimeve të inxhenierisë, ai iu bashkua Freikorpsit. Anëtarësia e tija tje do të thoshte aventurë dhe ngazëllim. Njëkosisht pasi mbaroi universitetin puna e tij e parë ishte menaxhimi i një biznesi në një ndërtesë kontraktore. Me 1930 i bashkohet partisë naziste austriake.

Në negociatat e ngatërruara që përfunduan me Anschluss-in, bashkimi midis Gjermanisë dhe Austrisë në 1938, Skorceni, ndryshe nga shumë asutriakë, e mbështeti me zemër të thyer shkrirjen e shtetit të tij me Rajhun e Tretë. Për inxhinierin gjithmonë aktiv, por të pakënaqur fillimi i Luftës së Dytë Botërore ishte ekzaktësisht ajo që donte. Ai do të shkonte me betejë më një gëzim të madh.

31 vjeçari Skorceni mezi priste të rekrutohej. Duke marrë shkas nga disa fluturime të tijat, i doli vullnetar për Luftwaffe-n (Forcat Ajrore Gjermane). Pas disa muajve trajnim, ai udhëzohet se sihte shumë i vjetër për t’u bërë një pilot i suksesshëm, por do të pranohej për detyrat rutinë në terren.

Rutinë? Ky ishte një ofendim për Skorcenin. I zhgënjyer nga kjo ai iu bashku Leibstandarte SS, njësisë elitare SS që shërbente si trupjoja e Hitlerit. Regjimenti ishte i mbushur me aplikantë – vetëm 12 u pranuan. Skorceni ishte njëri prej tyre – më i madhi në moshë nga të gjithë.

Përsëri ndihej i pakënaqur me rutinën ushtarake dhe jetën në barrikadë – që nuk ishin për të. Pavarsisht monotonisë, Skorceni iu përmbajt. Ai shërbeu në fushatën perëndimore në 1940, në Ballkan dhe në fushatën në Rusi në 1941 ai u stacionua në frontin lindor. Si një oficer inxhinier detyra e tij kryesore ishte t’i mbante tanket e divisionit të tij në lëvizje.

Ai u shpërblye medalje pas medaljeje për heroismin e treguar në luftim. Në ofensivën gjermane të dimrit të 1941, Skorceni po komunikonte me disa shok pak metra larg, kur papritur a ndjeu një goditje të fortë mbrapa kokës.

Pasi u godit nga një fragment i një predhe artileri ruse, ai u rrëzua përtokë pandjenja. Kur filloi të përmendej, ai refuzoi çdo përkujdesje përveç një aspirine dhe një gote uiski. Sidoqoftë plaga ishte mjaft serioze – ai u evakua për në Gjermani për mjekim.

Me rekuperimin e tij Skorceni në 1943 filloi të shërbente për Seksionin IV në Zyrën Qëndrore të Sigurimit të Rajhut. Detyra e tij e speciale ishte të drejtonte agjentët sekretë në vende të huaja dhe neutrale. Por më vonë një nga ndërmarrjet e Skorcenit ishte zhvillimi i një shkolle luftimi përn”komandot” dhe për këtë iniciatë ai studio nga afër metodat e britanikëve, veçanërsiht tentativën për të rrëmbyer Romelin.

Në fund të korrikut të vitit 1943, pas zbarkimit të trupave aleate në Siçili, Këshilli i Lartë fashist rrëzon diktatorin Benito Mosulini. Hitleri thërret Skorcenin dhe e urdhëron atë që ta shpëtojë diktatorin italian nga robëria. Iniciativa e vështirë u lëshua me 13 shtator 1943, kur parashutistët SS të Oto Skorcenit e çlirojnë Musolinin e mbyllur në një hotel në Grand Saso në Ambruco.

Skorceni duke hipur në avion me Musolinin pak pas shpëtimit të tij

Me një brilancë stategjike dhe taktike që çdo komando i kohëve moderne do e kishte zili, Skorceni e shpëtoi Musolini pa asnjë të shtënë. Ishte një operacion shpëtimi mjaft i rrezikhëm që i dha Skorcenit një famë të menjëhershme.

Prejardhja austriake e Skorcenit e bëri atë truprojën e preferuar të Hitlerit

Pasi u gradua në SS-Oberststurbahnfuhrer (SS- Gjeneral-major) isioni tjetër ishte po aq tërheqës dhe sfidues. Diçka duhej të bëhej për liderin e gurrilave në Jogusllavi Titon që po mbaante të zënë 15 divizione gjermane, ku këto të fundit nevojiteshin dëshpërimisht në frontin lindor.

Edhe pse Skorceni rreziki jetën e tij duke kaluar nëpër territorin partizan, i pajisur vetëm me një mitraloz, plani dështoi kur një komandant korpusi që kërkonte të njëjtën lavdi si Skorceni sulmoi para kohe.

Gjatë 20 korrikut të 1944, në përpjekjet e rezistencës gjermane për të rrëzuar Adolf Hitlerin, Skorceni mbështeti oficerët besnikë ndaj Hitlerit dhe u përpoq ta ndalonte sado pak deri sa puçi dështoi.

Tetorin që vijoi, Skorceni kreu një tjetër mësymje spektakolare. Ai arrestoi Admiralin Horti, regjentin e Hungarisë, që po planifikonte të negocionte me rusët.

Në fund të 1944 Hitleri vendosi të lëshonte të gjitha rezervat e mbetura në dipozicion në një ofensivë në Ardene që do të përfundonte në disfatë të plotë, heroi Skorceni do të kishte një rol të veçantë. Ai do të infiltrohej në prapavijën amerikane dhe do të vriste gjeneral Ajsenhauerin.

Kaosi mbretëroi rradhët amerikane në fazat e para të betejës, 2000 ushtarë të Skorcenit të veshur si ushtarë amerikanë, sabotuan linjat aleate. Por pavarësisht njohurive të gjuhës angleze të një gjimnazisti, gjermanët u futën në telashe kur amerikanët filluan t’i evidentonin me anë të pyetjeve si përshembul: Si quhet qeni i Rusvelti? Si quhet e dashura e Donald Duck-ut? etj.

Skorceni në frontin lindor, 1945

Sabotorët u pushkatuan.

Në fazat e fundit të luftës Skorceni drejtoi një division në frontin e Oderit. U kap më vonë nga trupat amerikane me 15 maj 1945 në Steinenmark. Një gjyq u ngrit për të në Dachau ku u akuzua për veprimtari ilegale gjatë ofensivës në Ardene.

Por një dëshmitar amrikan i bëri një mbrojtje të mirë. Duke cilësuar se Skorceni nuk kishte bërë asgjë që pala kundërshtare nuk e kishte planifikuar apo tentuar për ta zbatuar. Pasi punoi për një kohë të shkurtër për departamentin historik amerikan ai u arratis nga një kamp gjerman denazifikimi.

Oto Skorceni në burgun e Dachau-t.

Nga 1949, nën emrin Robert Steinbacher, i përqëndroi të gjitha energjitë për të ndihmuar shokët e tij të vjetër SS.

Nën mbrojtjen e Frankos, ai u staciounua përfundimisht në Spanjë, ku themeloi një biznes që më vonë u kthye në një ndërmarrje të suksesshme. Ai vdiq në Madrid me 5 korrik 1975.

Në Spanjë, Skorceni u bë biznesmen i fuqishëm, ai bleu prona të panumërta në Spanjë dhe Irlandë.

Nga të gjithë batakçitë që rrethonin Hitlerin, Skorceni ndoshta ishte më antipatiku si qënie njerëzore.I urdhëruar nëpër misione speciale, ai i kryente si t’i thoshte mendja e tij dhe kurrë si e sygjeronin të tjerët.

Gjenial dhe kurajoz, ai respektohej nga armiqtë e tij si një makinë lufte. Vienesi gjigant nuk ishte një ushtarë i zakontë, por një amator i talentuar.

Referencat

Encyclopedia of the Third Reich Louis Snyder

Hitler’s Henchmen, Louis Snyder

Who’s Who in the Third Reich?

Memories of Otto Skorzeny