Albspirit

Media/News/Publishing

Raimonda Kovaçi: Ndryshimi i një jete të re…

 

Nga Hermes NIKAJ

Ajo është një ndër këngëtaret shqiptare me mbi 20-vite karrierë dhe përsëri mbetet e thjeshtë dhe shumë komunikuese.

Këndon prej vitesh në diasporën shqiptare, por asnjëherë  nuk i ka shkëputur lidhjet me atdheun.

Jeta e Raimondës është e lidhur me avionin, pasi për cdo muaj ka kërkesa nga të katër anët e botës ku ka komunitet shqiptar. Këto lëvizje kanë bërë që ajo të ketë forma perfekte, aq sa mosha për të ka ngecur në vend.

E kemi parë në shumë koncerte kohët e fundit, si në Shqipëri edhe jashtë saj dhe së shpejti do të na serviri edhe një këngë të re në repertorin e saj.

Ndjehet e lumtur dhe e plotësuar dhe e pyetur se cfarë pret nga 2018-ta ajo thotë: Pres ndryshimin e një jete të re. Shpresoj të eci para. Uroj që edhe shëndeti të jetë në anën time. Ndërkaq, artistja vazhdon edhe studimet për Fizioterapi. Suksese të metejshme dhe sa më shumë hite në vazhdim!

Please follow and like us: