Albspirit

Media/News/Publishing

Ja kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, data e saktë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndryshuar datën kur aplikuesit e Lotarisë Amerikane do të marrin përgjegjen, nëse janë fitues apo jo.

Ndryshe nga herët e kaluara, këtë vit përgjigjet do të bëhen publike në datën 15 maj 2018.

Duke nisur nga kjo ditë, të gjithë aplikantët e regjistruar të programit të lotarisë DV-2019, mund të kontrollojnë statusin e tyre ne faqen zyrtare te Lotarisë Amerikane.

Ndërsa procedura është e njëjtë, kontrolli bëhet online dhe duke përdorur numrin unik të konfirmimit, të dhënë në regjistrim.

Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistave për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistruarve.

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka njoftuar se lista e fituesve do të shpallet në faqen zyrtare.

Please follow and like us: