Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Tahiri, Dako e Sejdini, të gjithë nën hetim për drogë

Pas përfundimit të mbledhjes me krerët e rretheve dhe deputetët e PD-së, kreu i opozitës Lulzim Basha ka dalë para mediave, ku ju ka bërë thirrje shqiptarëve që ti bashkohen protestës opozitare.

Sipas tij Rama ka shkelur Kushtetutën dhe me prokurorin do të pengojë hetimet për të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

‘Pas tre vjetësh përpjekje për reformën në drejtësi rezultati është ky:

Të hënën do të emërohet një Prokuror i Përgjithshëm politik, pa veting, nga politikanë të korruptuar dhe të inkriminuar.

Ky është fundi i Kushtetutës dhe i shtetit të së drejtës në Shqipëri. Edi Rama uzurpoi në mënyrë të dhunshme kompetencat që Kushtetuta ia jep Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Farsa që shqiptarët po shohin në Kuvendin e Shqipërisë është e paramenduar dhe e parapërgatitur me qëllim të caktuar.

Njerezit e Edi Rames janë nën hetim: Saimir Tahiri nën hetim për trafik ndërkombëtar droge, Vangjush Dako nën hetim për lidhje me krimin e organizuar, Kompania e Qazim Sejdinit nën hetim për trafik droge.

Ahmetaj, Gjiknuri, Beqaj dhe të tjerë janë përfshirë në skemat korruptive. Prokurori i Edi Ramës do të kërkojë të pengojë hetimet për njerëzit e Ramës.

Kapja e prokurorit një akt që do të shkatërrojë demokracinë në vend, dhe do të destabilizojë vendin.

Ata që mendojnë se ne do të tolerojmë një kryeministër të inkriminuar e kanë gabim. Ne nuk do të lejojmë askënd.

Ju bëj thirrje qytetarëve të kuptojnë se ajo që po ndodh në Shqipëri, ëhstë mënyra se si shkatërrohet një vend.

Të hënën është detyrë e çdo qytetari që të bashkohet me protestën tonë para parlamentit. Të hënë opozita parlamentare nuk do të lejojë të kthehet në fasadën e pushtetit të krimit’, tha Basha.

Please follow and like us: