Albspirit

Media/News/Publishing

Al Franken largohet nga detyra në 2 janar

Një zëdhënës tha se senatori demokrat amerikan Al Franken do të largohet nga detyra në 2 janar.

Senatori Franken, ligjvënës i shtetit të Minesotës, njoftoi planet e dorëheqjes gjatë këtij muaji, pas akuzave për ngacmime seksuale, për disa prej të cilave siç thotë ai, ka kërkuar falje.

Përpara se të largohet Al Franken pritet të mbajë disa fjalime në Senat.

Ai pritet të zëvendësohet nga zëvendës guvernatorja demokrate e Minesotës Tina Smith.

Please follow and like us: