Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Jevtushenko, poeti, disidenti, qytetari 

Pak poezi për një ditë plot paqe shpirtërore për të gjithë. Shkruar vite më parë pas një bisedimi imagjinar me një nga disidentët e Bashkimit Sovjetik, poetin siberian Eugeni Jevtushenko, (Евгений Александрович Евтушенко).
Faleminderit.

Në fund të fundit ajo që i vë kapak një aktiviteti njerëzor, a një veprimtarie, është koha. Atëhere zëra si Evgjeni Jevtushenko ishin një lloj shprese për ndryshim. Edhe pse i suportuar nga uninoni i sovjetëve, me bursë për studime në institutin Gorki, ai u bë kritikuesi i Kremlinit e sidomos Stalinit. Si të thuash një lloj qënie që nuk gjente rehat nga padrejtësia dhe mungesa e lirisë. Dhe kjo vertetohet në rastin midis tij dhe Jelcinit. Ai padyshim që përkrahu lëvizje Gorbaçon, Perestrojkën e viteve 80-të dhe Jelcinin më pas. Por, kur një ditë Jelcini erdhi në pushtet dhe dergoi tanket në republikën e ashtu quajtur seperatiste të Çeçenisë, ai u distancua menjëherë. Madje refuzoi edhe dekoratën e lartë prej Boris Jelcinit. Me që e filluam me kohën, ai sot është akoma një disident, këtë e verteton edhe një fakt kalenderak, thonë se ndërroi jetë më 1 prill 2017-të. Por këtë ditë’datë ne e njohim si ditën e gënjeshtrave.

Rrevolucionet dhe
të mbeturit njeri

Eugeni Jevtushenkos

Rusia me duart e saja e mbyti klithmën e vet;
Kush ia dha besimin atëhere revolucionit,
Sot mbledh rrugëve copëza zhgënjimi të sheqerosura.
Rusia batalioni i ushtave gjumëndjellëse,
Rusia ky lum përbindësh,
kufomash njerëzish.
A ka për ne, dritë? Aty në thërrmijat e ujit,
Që aq shumë na i rrënqeth duart e gjymtuara?
A ka dashuri në lulen e saj?
Te ajo që harbohet nëpër ballkonet tanë?
Ne njohim prej saj fjalën besim,
Përpjekje,
Luftë klasash,
Njeri standart,
Ngjyrë e kuqe,
Tokë Mongole,
Jetë Siberie;
Njohën prej saj fjalët që sollën fatkeqësi:
Kur unë shkruaja, -zogu është magjik,
Ideologjia më mori jetën:
Kur unë shkrova, -shpresa rritet si bari,
Ideologjia më dogji në turrën e druve:
Kur unë shkrova, -fati im është thënë prej jush,
Atë e gjej në rërën buzë detit,
Të vizatuar nga këmbë të zbathura,
Krahë pulëbardhash,
Ideologjia më ngriti dhe më zuri në kurth.
Po unë si zog qielli,
Dua lirinë dhe të pafshehtat e saja,
Ato spontanet si kujtime dashurish të lëna përgjysëm:
Unë jam ekstravaganca, më pëlqen e sotmja,
Harbimi; nuk dua të mendoj për të nesërmen,
Ajo është një ditë tjetër,
Dhe unë –
Dikush tjetër do të jem!
Megjithkëtë edhe ty të dua,
Lumi im i djegur;
Shpresoj me arratisjen e ujit tënd,
Të përkund shtratin e zhuritur;
Dua që verës tënde t’ia sjell sërish,
Të gjitha bukuritë dhe lulet e saj,
Frutat e ëmbla,
Mohimet që shkrijnë me ujrat e dimrit,
Pa mundur ta shpërthejnë afshin jetëdhënës,
I cili nuk është asgjë tjetër,
Fryma e stinës.
Netët e tua me borë janë edhe të miat,
Sepse edhe kripa jonë për njeriun tënd,
Ka qënë një grimë shije,
Fresku i molusqeve;
Gjithçka e jona ka qënë edhe e juaja.
Dhe mbeti, sepse të quajtëm mik.
Pra e përbashkëta jonë qënka jeta,
Së cilës me çudi e pa çudi, – ne vazhdojmë t’i
shërbejmë!
Duart tona, që, matur forcën kanë,
Përballë faljes dhe mosfaljes,
Koha i ka shpërfillur shpesh,
Stuhia e syve është shuar si kongjilli në ujë,
Dhe ne për hir të kohës përpiqemi të ndreqemi;
Në nder të njeriut të thjesht,
Ku si hajmali ia kemi varur bukën,
Librat,
(Dhe ai librat tanë)
Luftuam dhe shpërbëm një epidemi;
Dhe shokët që mbrujtën lirinë,
kurrë s’i harruam!

Nga vëllimi poetik ”Qielli përkundrejt” (1991).

Fotografia e Ilir Levonja

Please follow and like us: