Albspirit

Media/News/Publishing

FSHF, Bashkim Fino sfidon Armand Dukën

Zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit do të mbahen në 7 shkurt të këtij viti. Bashkim Fino përflitet si një nga kandidaturat e mundshme për kreun e Federatës.

Për t’i dhënë fund të gjitha aludimeve, është emisioni i njohur “Rubrika Sportiva” në TVSH që ditën e enjte do të transmetojë një emision dedikuar pikërisht zgjedhjeve të FSHF-së.

I ftuar në panel do të jetë Bashkim Fino, i cili do të zbulojë përfundimisht nëse do të kandidojë ose jo për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Përmes një njoftimi, RTSH bën me dije që ditën e enjte në orën 20:35 do të transmetojë emisionin “Rubrika Sportive” nën drejtimin e moderatores Hygerta Sako, ku do të jetë i ftuar special, pikërisht deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino.

Please follow and like us: