Denoncohet librazhdisti që hyri me forcë në shtëpinë  e komshijes së hijshme

 

 

Një burrë 52-vjeçar, nga qyteti i Librazhdit, nuk e ka menduar gjatë dhe është futur në shtëpinë e një gruaje 40-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku sipas njoftimit të policisë, burri me inicialet Rr.P. u fut në banesën e gruan R.Ç, 40-vjeçe, pa pëlqimin e kësaj të fundit.

Ka qenë gruaja e cila ka bërë denoncimin në polici, dhe ka rrëfyer se ndihet shpesh e shqetësuar prej tij.

Burri akuzohet për veprën penale parashikuar nga Neni 112 i Kodit Penal.