Albspirit

Media/News/Publishing

Grabitet me dhunë argjendaria në Tiranë

Një ngjarje e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet ku një person ende i paidentifikuar, ka grabitur me dhunë një argjendari.

Burimet nga Policia e Tiranës, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Durrësit”, ndërsa butiku ishte në administrim të shtetases 18-vjeçare K.B.

Nga të njëjta burime mësohet se grabitësi ka arritur të marrë disa bizhuteri dhe një sasi parash, ndërsa ende nuk dihet vlera e grabitur. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Please follow and like us: