Kryqëzatat, të vërtetat e pathëna

Gjithkush mund ta perceptojë këtë si një epokë “lufte totale” mes Islamit dhe perëndimit, një epokë konfliktesh të ashpër, të nxitur nga urrejtja dhe ciklet e dhunës reciproke. A është në të vërtetë vizioni i kryqëzatave, i përdorur për të nxitur idenë e një përplasje të pashmangshme të qytetërimeve mes Europës dhe botës myslimane?
Imazhet më të fuqishëm dhe të menjëhershëm që lidhen me memorien e kryqëzatave të mesjetës janë të dominuar nga lufta dhe dhuna.
Ja disa fakte historike që e vërtetojnë këtë:
– të dërguarit e parë të kryqëzatave që ecnin mbi gjakun deri në gju të myslimanëve në 15 korrik 1099, pas vrasjeve barbare për rimarrjen e Jeruzalemit.
– ushtria e kryqëzatës 88 vjet më vonë në fushëbetejën e Hatinit, në prag të një humbjeje të tmerrshme në duart e heroit më të madh të Islamit, Saladinit.
– dhe së fundmi Baibari, sulltani i pamëshirshëm i Egjiptit të mamlukëve, që mbylli dyert e kryqëzatorit Antiok në 19 maj 1268, përpara se të therte me mijëra brenda tyre.
Vdekja e Profetit Muhamed në vitin 632 u pasua nga një valë e furishme ekspansioni islamik, teksa fise arabë u derdhën jashtë gadishullit arabik dhe mbushën Palestinën (përfshirë Jeruzalemin), Sirinë, Irakun, Iranin dhe Egjiptin me një shpejtësi të pazakontë. Tashmë në vitin 1000 myslimanët jetonin në komunitete në kufijtë e Europës perëndimore, më të njohurit në Iberi dhe Sicili. Historia e kryqëzatave shpesh herë pranohet si njëdimensionale, si e nxitur vetëm nga lufta e shenjtë e të krishterëve dhe xhihadi i myslimanëve. Në fakt, një këndvështrim i tillë e nënvlerëson së tepërmi kompleksitetin dhe ngjyrat e luftës për Tokën e Shenjtë që nisi me Kryqëzatën e parë në vitin 1095 dhe përfundoi me kolapsin e shteteve të ndërtuar nga kryqëzatat në 1291.

Pas kryqëzatës së parë, u krijuan katër shtete avanposte të izoluar të krishterë që zgjatën pothuajse dy shekuj dhe që u njohën si Outremer (toka përtej detit). Historia mbresëlënëse e atyre katër vendbanimeve sigurisht që nxjerr zbuluar një betejë të vazhdueshme për mbijtesë kundër myslimanëve të Mesdheut lindor. Por historia e Outremer ofron edhe shembuj të shumtë të marrëdhënieve mes të krishterëve dhe myslimanëve, që në një farë mënyre e hedh në erë idenë që kjo ishte një botë konflikti të përjetshëm. Shtetet e ngritur prej kryqëzatave u asimiluan me shpejtësi pej zakoneve lokalë dhe të gjithë palët nisën të shfaqin një dëshirë pragmatiste për të bërë ujdi, madje edhe aleanca me ata që supozohej të ishin armiqtë e tyre, atëherë kur ishte e nevojshme. Prandaj në vitin 1108, më pak se një dekadë pas marrjes brutale të Jeruzalemit prej kryqëzatave, Latinët e Antiok luftuan përkrah myslimanëve të qytetit fqinjë të Alepos kundër një armiku të përbashkët: në këtë moment, një koalicion i dytë i pazakontë, i përbërë nga forca të krishtera nga shteti rival i ngritur prej kryqëzatave, i Edesës, dhe irakenëve nga Mosuli.
Në pjesën e mbetur të shekullit të dymbëdhjetë dhe më tej, myslimanët dhe të krishterët nga perëndimi shpesh herë u shfaqën të gatshëm për të negociuar përkohësisht, marrëveshje që do të ishin të dobishme për të dy palët. Edhe Saladini, i cili e mori pushtetin në Siri në vitin 1174 me premtimin se do të zhvillonte xhihadin dhe që denonconte vazhdimisht myslimanët e tjerë se bënin ujdi me latinët, fshehtas bënte marrëveshje me kontin e Tripolit në vitin 1176. Sulltani vazhdoi të demonstrojë të njëjtën qasje fleksibël ndaj kontakteve diplomatikë edhe për pjesën e mbetur të karrierës së tij.
Më pas kalimi i mallrave nga bota myslimane në portet e Mesdheut ishte shumë i rëndësishëm jo vetëm për të krishterët. Kjo u bë një prej elementëve më kyçë të ekonomisë së lindjes së afërme në tërësi, jetësore për tregtarët myslimanë që krijonin rrugët tregtare për karvanët drejt lindjes dhe shumë të rëndësishme për të ardhurat e qyteteve të mëdhenj të Islamit, Alepo dhe Damasku. Këta interesa të përbashkët prodhuan ndërvarësi si dhe nxitën kontakte të kuruar me kujdes, edhe në kohëra kur konfliktet politikë dhe ushtarakë ishin në kulmin e tyre. Edhe në mesin e luftës së shenjtë tregtia ishte shumë e rëndësishme për t’u ndërprerë.
Duke shqyrtuar këto fakte historike dhe duke bërë një analizë të ekulibravë arrijnë t’i japim përgjigje pyetjes së shtruar në fillim. Pra, historia e kryqëzatave nuk tregon aspak se Islami dhe perëndimi ishin të destinuar që atëherë që të shkonin drejt një “përplasjeje të qytetërimeve”.
Bota.al