Studentja që ngjason me Angelia Jolie refuzon ofertën për t’u bërë modele

Fotot e studentes Chelsea Marr kanë pushtuar rrjetet sociale dhe faqet e internetit për shkak të ngjashmërisë së frikshme me aktoren e njohur Angelina Jolie. 24 vjeçarja skoceze ka refuzuar ofertën për tu bërë modele nga një agjensi mode pasi punon si menaxhere për një kompani rekutrimi vaji në Arberdeen të Skocisë. Miqtë e saj e përshkruajnë Chelsea si një vajzë të thjeshtë dhe të ndrojtur por që ngjason shumë me me yllin e Hollywoodit Angelina Jolie. Fotot e studentes kanë bërë xhiron në internet duke i siguruar Marr 56 mijë ndjekës në instagram dhe shumë gazeta kanë shkruar artikujt për të. “Falenderoj shumë të gjithë ata që kanë shkruar artikuj për mua, jeni shumë të sjellshëm dhe shumë të mirë,”- ka shkruar ajo në një postim në Facebook. Kur një agjente modelingu i ofroi asaj të punonte si modele, ajo iu përgjigj – “Më besoni nuk do donit një modele si unë. Jam 1,58 m e gjatë dhe mund të pengohem e t’iu shkatërroj fustanet në sfilata”. Chelsea Marr ka pohuar se ka bërë ndërhyrje plastike në buzë , hundë dhe gjoks.