E tërbonte vjehrra, i publikon numrin personal te lajmërimet seksuale

 

Ishte dashuruar me një djalë që kishte gjysmën e viteve të saj, dhe kishte nisur me të një lidhje. Gjithsesi ishte e papëlyer për nënën e tij e cila nuk e shihte me sy të mirë këtë lidhje. Për tu hakmarrë ndaj “vjehrrës”, e dashura, një shitëse nga Ancona i publikoi në internet tek njoftimet për telefonata erotike numrin e saj të telefonit. Tashmë duhet të vuajë një dënim për shpifje. Ngjarja nisi kur një shitëse vendosi të hakmerret ndaj mamasë së të dashurit të saj. “Vjehrra” u gjend e gozhuar nga telefonata pa fund dhe mesazhe erotike në telefonin e saj, në çdo orar, natën dhe ditën. Fajtorja u mbrojt nga avokatja Angelo Mariella që nuk mohoi se klientja e saj ishte autorja e kësaj “shakaje”, por gjykatësja Francesca De Palma e dënoi për shpifje. Duhet edhe të paguajë një gjobë prej 1 mijë euro ndërsa 5 mijë euro do t’i përfitojë “vjehrra” për shqetësimet erotike.