Albspirit

Media/News/Publishing

“Je një copë m…”, regjisori i skandaleve seksuale të Hollivudit rrihet në restorant

Harvey Weinstein ishte arsyeja pse Golden Globe këtë vit kishte një temë dhe një ndjenjë solidariteti. Por tashmë numërohen më shumë se disa aktore të bukura Hollywoodi që i janë kthyer kundër.

Weinstein është sulmuar nga një burrë në restorant i cili i ka thënë: “je një copë m*ti prej asaj që i bëre atyre femrave”.

Sipas menaxherit të restorantit ku po darkonte, një burrë iu afrua fillimisht duke e përshëndetur dhe duke i kërkuar një fotografi. Weinstein e kishte refuzuar me shumë mirësjellje kërkesën duke i thënë që “nuk do të ndihej mirë po të bënte një foto tani”.

Burri më pas ishte kthyer në tavolinën e tij dhe i tha shokut me të cilin po darkonte që të nxirrte telefonin dhe të filmonte atë që do të ndodhte. Ai iu afrua prap Weinstein duke i ulëritur në fytyrë shprehjen më lart dhe më pas i gjuajti dy herë me grusht në fytyrë.

Sipas menaxherit, Weistein refuzoi të lajmëronte policinë pas skandalit.

Please follow and like us: