Albspirit

Media/News/Publishing

Krijohjet ishulli i seksit në Angli

Të martuarit së shpejti do të kenë mundësi të udhëtojnë ne një ishull shumë të veçantë ku do të jenë të lirë të bëjnë mëkate pa frikën se do të kapen mat nga bashkëshorti apo bashkëshortja.
Faqja e internetit që aranzhon takime për të martuarit “IllicitEncounters.com”, konfirmoi se ka blerë një ishull për personat që duan të kenë një aferë.
“Pushuesit” do të shkojnë në ishull me helikopterë për të shmangur çdo dyshim, sidomos kur bëhet fjalë për makinat, pasi një rritje e ndjeshme e kilometrave të kaluar do të ngjallte shumë dyshime.
Po ashtu, të gjithë personat do të shkojnë në ishull me sy të lidhur, pasi pronarët duan që ishulli të jetë sekret. Atje do të ketë edhe hapësira shumë komode për të fjetur dhe për të kaluar net të paharrueshme.
E gjitha çfarë dihet deri më tani për ishullin është se tashmë ka një emër dhe është Illicit Retreat, besohet të jetë rreth 100 milje nga Portsmouthi, Britani e Madhe.
“E gjitha çfarë duhet të bëjnë klientët është që të largohen për një ‘udhëtim pune’ dhe për pjesën tjetër do të kujdesemi ne. Pastaj, çfarë ndodh në ishull mbetet në ishull”, tha zëdhënësi i “IllicitEncounters”, Christian Grant./TCH/

Please follow and like us: