Padija femërore për organin e tyre intim

Një studim i shoqatës bamirëse kundër sëmundjes së Kancerit “The Eve Appeal” zbuloi se shumë femra të moshës 26-35 vjecare nuk janë të afta të identifikojnë organin e tyre gjenital në diagramën mjekësore të sistemit riprodhues të femrës. Studimi ku morën pjesë mbi 1000 femra tregoi se më shumë se gjysma e femrave të intervistuara nuk dinin ku ndodhej vagina në diagramë. Shoqata në fjalë që përpiqet të inkurajojë femrat të kujdesen më shumë për zonën “aty poshtë” në mënyrë që të zbulojnë sëmundjen e kancerit në një fazë të hershme. Sipas “The Eve Appeal” rezultatet janë akoma më të frikshme se shumica e femrave në studim nuk kishin dijeni mbi simptomat e pesë llojeve të tumoreve që prekin sistemin riprodhues të gruas. Një nga arsyet pse femrat janë kaq të painformuara është mungesa e komunikimit dhe ndjenja e turpit për të folur për atë zonë të ndjeshme të trupit. Për më tepër, 40% e vajzave të moshës 16-25 vjec akoma i referohen organit gjenital me pseudonime të ndryshme duke iu shmangur emrit të vërtetë. Studimi zbuloi gjithashtu se femrat në një moshë më të madhe janë më të informuara dhe të hapura për të diskutuar për trupin e tyre se sa vajzat të cilat pavarësisht epokës ku jetojmë për disa cështje janë akoma shumë vite mbrapa.