Albspirit

Media/News/Publishing

Vizion plus lajmëron Sokol Ballën drejtor Ekzekutiv: U rikthye

Vizion Plus ka njoftuar sot drejtimin e ri nga Sokol Balla të televizionit si dhe transferimin e emisonit të tij politik në të njëjta ditë si në Top Channele. “Duke nisur nga janari, ai do të drejtojë sërish emisionin politik kryesor në prime time në Vizion Plus. Çdo të hënë dhe të enjte në orën 21.00 Balla do të sjellë për publikun temat më aktuale dhe më të forta për publikun, duke gjeneruar debat, ide, intervista, diskutime, brenda dhe përtej lajmit. Në këtë kohë të lajmit të rremë, përpjekja e re gazetareske e ballës do jetë në funksion të reales dhe të vërtetës. Gjithcka do të zhvillohet në nje studio të re e të hapur për të gjithë, e cila do të ofrojë thellësinë e analizës por edhe do të plotësojë nevojën e opinionit publik për zbardhjen e pikëpyetjeve të shumta të realitetit shqiptar. Sokol Balla do të ketë gjitashtu pozicionin e drejtorit ekzekutiv të televizonit Vizion Plus, një tjetër sfidë ambicioze për gazetarin e njohur, i cili ka një përvojë të gjate menaxheriale në fushën e informacionit. Sokoli nuk është i panjohur për teleshikuesit e ekranit tonë. Në vitin 2005, ai ideoi dhe drejtoi emisionin politik “Fahrenheit” një format që trajtonte ceshtjet kryesore të aktualitetit duke shënuar audiencë rekord për kohën. ndaj dhe deri diku, prania e tij në vizion plus, nuk është një ardhje, por edhe një rikthim në ekranin e televizionit tonë dhe një sfidë tashmë e fortë në Champions Ligën e prime time-n e ekraneve shqiptare”, shkruan sot faqja zyrtare e Vizion Plus..

Please follow and like us: