Albspirit

Media/News/Publishing

Bukuria është e ndryshme dhe unike

Një grup femrash janë zhveshur, por mbuluar me petale lulesh në pjesët intime, për bërë disa foto, për një qëllim të caktuar. Ato kanë të përbashkët vetëm faktin se janë amerikane, pasi janë të moshave, madhësive, peshave dhe etniteteve të ndryshme. Fotografi Carey Fruth ka zgjedhur 14 femra të ndryshme për këtë set fotografik për të cilin është frymëzuar nga filmi i vitit 1999 “American Beauty”. Përmes këtij projekti, Fruth ka dashur të përcjellë mesazhin se bukuria është e ndryshme dhe unike, ajo nuk është vetëm nën kufijtë e asaj çfarë shohim në televizion ose filma. Sipas tij, çdo femër është e bukur dhe ato nuk duhet të kenë frikë ta shfaqin atë.

Please follow and like us: